Fitorja e Dinamos në transfertën kazake, blutë e Ilir Dajës vendosin rekord në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 20:38

Fitorja e Dinamos në transfertën kazake, blutë e Ilir Dajës vendosin rekord në Ligën e Konferencës

Skuadra e Dinamos ka fituar me shifrat 4-1 ndaj Astanës në transfertën në Kazakistan në turin e parë të Ligës së Konferencës, duke siguruar kalimin në turin tjetër të turneut.

dinamo

Golat e Ditës, Berishës, Vilës dhe Koma i dhuruan Dinamos mundësisë që të vazhdonte një tjetër tur në Europë e të provojë të përsëritë edicionin e kaluar ku shkoi deri në play-off të turneut.

Megjithatë, që në edicionin e dytë të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës, Dinamo vendosi një rekord të ri sa u përket skuadrave shqiptare. Fitorja 4-1 e saj ndaj Astanës, ishte më e thella e regjistruar nga një ekip shqiptar në transfertë në këtë turne.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Teutës që fitoi 3-0 ndaj Inter D’Eskaldes në edicionin 2021-2022 në këtë turne.

PANORAMASPORT.AL