VIDEO/ Vendos goli i Kuç, Ballkani e mbyll në avantazh pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 20:50

VIDEO/ Vendos goli i Kuç, Ballkani e mbyll në avantazh pjesën e parë

Ballkani e mbylli në avantazh pjesën e parë ndaj uellsjanëve të Konahs, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2026-07-16 20-46-06-174

Përballja e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa suharekasit janë me një këmbë në raundin e dytë. Ishte mesfushori Kuç, i cili në minutën e 20-të pas një harkimi të Doso, dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në duelin që është duke u luajtur në Prishtinë.

Skuadra shqiptare e Kosovës, ishte superiore në 45 minutat e para, duke regjistruar 6 gjuajtje në kuadrat, ndërsa miqtë vetëm 1.

PANORAMASPORT.AL