ZYRTARE/ Ndryshe nga transferimet e tjera, Vllaznia prezanton mesfushorin e larguar nga rivalët e Superiores
Vllaznia ka prezantuar Rijad Kobiljarin. Mesfushori që u largua nga Tirana shton forcat e kuqebluve në mesfushë.

30-vjeçari ka firmosur vetëm për një sezon. Kështu bie në sy se është ndryshe nga transferimet e tjera ku projekti tregohet më afatgjatë, ndërsa janë preferuar edhe kontrata 1+1.
NJOFTIMI I VLLAZNIA
“Mirë se erdhe, Rijad Kobilar! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit Rijad Kobilar, i cili do të veshë fanellën kuqeblu për sezonin 2026-2027.
Me eksperiencën dhe cilësitë e tij në repartin e mesfushës, Kobilar vjen për të forcuar skuadrën dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të klubit.
I urojmë Rijadit suksese me fanellën kuqeblu dhe një sezon plot arritje! Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë!
PANORAMASPORT.AL













