Skënderbeu nis testimet verore, një mbrojtës grek del në skenë! Meta bën prapakthehu
Skënderbeu i i drejtuar nga trajneri Juljan Ahmatajt ka filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik prej datës 1 korrik, ndërkohë që këtë të premte është planifi kuar edhe miqësorja e parë, teksa përballë do të jetë Struga e trajnerit Bledi Shkëmbit.

Ky takim do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 17:30. Interesant është fakti se skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, drejtohet nga dyshja korçare Shkëmbi-Lilaj, teksa kjo miqësore pritet t’iu shërbejë trajnerëve për të parë gjendjen dhe formën e lojtarëve, kryesisht atyre të afruar rishtazi në merkato.
MERKATO
Skënderbeu vijon të jetë aktiv në merkato teksa drejtuesit korçarë po punojnë për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri në Superiore. Një nga repartet ku kërkohet më shumë siguri është mbrojtja dhe emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Jorgos Lagonidis. Mbrojtësi grek 24-vjeçar është një profi l që përshtatet me kërkesat e stafi t teknik.
Me një gjatësi prej 194 cm, Lagonidis është një qendërmbrojtës me karakteristika fi zike të spikatura i fortë në duelet ajrore dhe me aftësi për të mbuluar hapësirat në prapavijë. Ai ka ndërtuar pjesën më të madhe të karrierës së tij në futbollin grek ku ka fi tuar eksperiencë në nivele të ndryshme të kampionatit vendas ndërsa ka pasur edhe një aventurë të shkurtër në futbollin gjerman duke njohur një tjetër kulturë dhe mënyrë organizimi në sport.
Afrimi i një qendërmbrojtësi me këto parametra shihet si një lëvizje strategjike nga Skënderbeu që kërkon të krijojë një repart difensiv më të qëndrueshëm për sezonin e ri. Lagonidis pritet të sjellë gjatësi forcë fi zike dhe konkurrencë për vendet e titullarëve. Bisedimet mes palëve janë duke avancuar dhe nëse gjithçka shkon sipas planit mbrojtësi grek mund të bëhet një nga afrimet e radhës të skuadrës korçare.
Për sa i përket Ermal Metës, ka dështuar firma me futbollistin kryeqytetas. Bëhet me dije se mesfushori nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me korçarët, teksa është rikthyer te Tirana. Edhe pse futbollisti u stërvit disa ditë me bardhekuqtë, vendosi të rikthehet te bardheblutë.
FATOS LAMAJ – PANORAMASPORT.AL













