Në Rusi janë të bindur: Gripshi do të bëjë diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 21:26

Në Rusi janë të bindur: Gripshi do të bëjë diferencën

Mesfushori shqiptar Nazmi Gripshi vazhdon të vlerësohet si një nga futbollistët më krijues të Rubin Kazanit, edhe pse skuadra ruse po has vështirësi në procesin e transformimit të lojës nën drejtimin e trajnerit Frank Artiga. Sipas analizave të mediave ruse, Gripshi vazhdon të jetë burimi kryesor i kreativitetit në mesfushë, duke u dalluar në këtë fazë përgat itore të Rubin Kazanit.

gripshi-675x450

Megjithatë, theksohet se cilësitë e tij nuk mjaftojnë për të ndryshuar të vetëm fytyrën e ekipit. “Gripshi vazhdon të duket si një grumbull energjie dhe kreativiteti, por nëse nuk do të ketë mbështetje nga pjesa tjetër e skuadrës, edhe ai do ta ketë të vështirë të bëjë diferencën”, shkruhet në analizën e publikuar për gjendjen aktuale të Rubin Kazanit.

Përforcimet në krahët e mbrojtjes nuk konsiderohen të mjaftueshme për të ndryshuar identitetin e skuadrës, ndërsa problemi kryesor mbetet mungesa e një mesfushori organizator. Në këto kushte, pritshmëritë ndaj Gripshit mbeten të larta, por analistët vlerësojnë se mesfushori shqiptar ka nevojë për më shumë mbështetje në repartin e mesfushës, në mënyrë që të shfaqë plotësisht potencialin e tij dhe të ndikojë më shumë në lojën e Rubin Kazanit, i cili sezonin e ri do ta nisë me një përballje të vështirë ndaj Krasnodarit.

PANORAMASPORT.AL