VIDEO/ Duel emocionues me 5 gola, Ballkani feston në “Fadil Vokrri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 22:03

VIDEO/ Duel emocionues me 5 gola, Ballkani feston në “Fadil Vokrri”

Ballkani mposhti uellsianët e Konahs me rezultatin 3 me 2, në një duel që rezultoi emocionues, duke u kualifikuar për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

HNX4NFvWEAAnLyT

Suharekasit shënuan fillimisht me Kuç në minutën e 20-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1 me 0. Në pjesën e dytë, skuadra shqiptare e Kosovës, gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës me Xhovanin dhe Serebe, duke ngritur shifrat në 3 me 0.

Pavarësisht disavantazhit të trefishtë, miqtë nuk u dorëzuan, duke shënuar 2 herë në minutat 69 dhe 76, por në fund festa shkoi e gjitha për Ballkanin, që iu gëzua këtij kualifikimi të artë. Kujtojmë që dueli i parë në Uells, përfundoi në barazim pa gola.

GOLI I PARË I BALLKANIT: VIDEO

GOLI I DYTË I BALLKANIT: VIDEO

GOLI I TRETË I BALLKANIT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL