ZYRTARE/ Mësohet emri i rivalit të Dinamos në turin tjetër, zbuloni axhendën e bluve që duan të rishkruajnë historinë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 22:11

ZYRTARE/ Mësohet emri i rivalit të Dinamos në turin tjetër, zbuloni axhendën e bluve që duan të rishkruajnë historinë në Europë

Dinamo ka siguruar kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës pasi eliminoi Astanën falë suksesit 4-1 në transfertë. Blutë kanë mësuar sot në darkë edhe emrin e kundërshtarit që do të kenë përballë.

dinamo

Shorti i hedhur nga UEFA i kishte vënë përballë humbësin e çiftit të Ligës së Europës mes Aluminij të Sllovenisë dhe Sherif Tiraspol të Moldavisë. Dy skuadrat u ndanë në barazim pa gola në duelin në Moldavi, me fatin e kualifikimit që u vendos në duelin e kthimit sot në Slloveni.

Edhe pse Aluminij dominoi duelin e sotëm me gjuajtje dhe raste të krijuara, ishte Sherif Tiraspol që fitoi me rezultatin 1-0 në transfertë dhe vazhdoi rrugëtimin në Ligën e Europës. Kësisoj, Aluminij do të jetë rivali i Dinamos në Ligën e Konferencës në turin e dytë.

Sipas shortit të UEFA-s, Ndeshja e parë do të luhet më datë 23 pikërisht në fushën e skuadrës sllovene, ndërsa ndeshja e kthimit luhet më datë 30 korrik në “Elbasan Arena”.

PANORAMASPORT.AL