Kualifikimi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, Shkëndija “peshkon” skuadrën sllovene

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 22:14

Kualifikimi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, Shkëndija “peshkon” skuadrën sllovene

Shkëndija e Artim Pollozhanit, ja doli të kualifikohej me lehtësi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërkohë që tashmë ka “peshkuar” skuadrën sllovene të NK Bravo, që do të jenë edhe kundërshtarët e kuqezinjve.

shkendija festa

Dueli i parë do të zhvillohet në 27 korrik në transfertë, ndërkohë që sfida e kthimit luhet në 30 korrik në Shkup.

Për sa i përket përbërjes së lojtarëve, tetovarët kanë ekip më cilësor. Sipas “Transfermarkt” lojtarët aktual të Shkëndijës vlerësohen 6.35 milionë euro, ndërkohë që sllovenët vetëm 4.31 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë te kuqezinjtë është Almir Kryeziu 750 mijë euro, ndërkohë që te NK Bravo është Jakoslav Stankoviç 500 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL