Ndryshon situata në merkato, Asllani “tradhton” Dortmundin
E ardhmja e Fisnik Asllanit pritet të jetë larg Hofenhaimit, me sulmuesin shqiptar që është një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës në Bundesligë. Edhe pse për një kohë të gjatë Borusia Dortmundi konsiderohej favorit për transferimin e 23-vjeçarit, raportimet e fundit të “Sport Bild” bëjnë të ditur se Lajpcig ka kaluar në avantazh në garën për firmën e tij.

Sipas mediave gjermane, vetë Asllani e sheh me më shumë interes një transferim te Lajpcig, ndërsa mundësia për t’u bashkuar me Dortmundin po zbehet gjithnjë e më shumë. Sulmuesi shqiptar ka një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij me Hofenhaimin. Dortmundi e kishte identifi kuar Asllanin si një alternativë të mundshme për të zëvendësuar Serhou Guirasi, në rast se sulmuesi nga Guinea largohet gjatë kësaj vere.
Ndërkohë, drejtori sportiv i Hofenhaimit, Andreas Shiker, konfi rmoi se klubi është në bisedime me disa skuadra, si nga Gjermania ashtu edhe nga jashtë vendit, për transferimin e reprezentuesit shqiptar. “Aktualisht ka bisedime me klube brenda dhe jashtë Gjermanisë.
Nuk është sekret që Fisnik Asllani ka një klauzolë largimi në kontratën e tij”, deklaroi Shiker për “Kicker”. Përveç interesimit të Lajpcig dhe Borusia Dortmund, emri i Asllanit është lidhur edhe me Barcelonën.
PANORAMASPORT.AL













