Postuar: Korrik 16, 2026 | 22:27
Ballkani kërkon të përsërisë historinë, ja me kë do të përballet në raundin e dytë
Ballkani kërkon të rishkruaj serinë historinë në Ligën e Konfrencës, teksa pas kualifikimit skuadra suharekase do të përballet me irlandezët e Bohemians.

Dueli i parë do të zhvillohet më 23 korrik në Irlandë, ndërsa ai i kthimit më 30 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vlen të theksohet fakti se në raundin e parë Bohemians eliminoi St Josephs nga Gjibraltari, me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0.
Për sa i përket vlerave të futbollistëve në treg, sipas Transfermark, skuadra Irlandeze kap vlerën e 4.35 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë është Harri Vaughan, ndërkohë që Ballkani vlen 6.69 milionë euro. Futbollisti më i shtrenjtë i suharekasve është braziliani Xhovani, plot 800 mijë euro.
PANORAMASPORT.AL













