VIDEO/ Dede jep “leksione” kërcimi në dhomat e zhveshjes, shikoni si festohet tek Egnatia kualifikimi ndaj moldavëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 22:55

VIDEO/ Dede jep “leksione” kërcimi në dhomat e zhveshjes, shikoni si festohet tek Egnatia kualifikimi ndaj moldavëve

Mbrëmje kampionësh në Rrogozhinë. Egnatia dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme përballë Petrokubit, duke triumfuar me shifrat e thella 6-1 dhe duke shkruar faqen më të rëndësishme në historinë e saj europiane.

MixCollage-16-Jul-2026-10-54-PM-9522

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede e vendosi fatin e takimit që në pjesën e parë, të mbyllur me rezultatin 3-0 falë golave të Bitrit, Albanezes dhe autogolit të Platikës. Në fraksionin e dytë, Jago, Bakajoko dhe Gruda vulosën një fitore spektakolare, ndërsa moldavët realizuan vetëm golin e nderit.

Kampionët e Shqipërisë dominuan në çdo aspekt të lojës, zhvilluan një ndeshje pothuajse perfekte dhe siguruan për herë të parë kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Një natë historike për klubin rrogozhinas, që tashmë vazhdon ëndrrën europiane me besim dhe entuziazëm. Në fund të sfidës një festë speciale shpërtheu në dhomat e zhveshjes, ku protagonist u bë edhe trajneri Nevil Dede, që nuk nguroi të jepte “leksione” kërcimi.

Momente me të vërtet speciale, të cilat klubi i Egnatias vendosi t’i ndante me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.


View this post on Instagram

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

PANORAMASPORT.AL