Partizani pa goditje në merkato, Bratu teston rikthimin e 22-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 22:44

Partizani pa goditje në merkato, Bratu teston rikthimin e 22-vjeçarit

Partizani vijon fazën përgatitore verore dhe, ndonëse ka hyrë në javën e dytë të punës, mbetet i vetmi klub i Kategorisë Superiore që ende nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim në merkaton e verës. Megjithatë, në skuadër janë bashkuar disa futbollistë në provë, të cilët do të vlerësohen nga trajneri Florin Bratu përpara se të merret një vendim për të ardhmen e tyre.

bratu partizani

Një prej emrave që po stërvitet me të kuqtë është edhe Endri Çelaj, një njohje e vjetër e klubit dhe e vetë teknikut rumun. Sulmuesi, i lindur më 23 janar 2004 dhe 170 cm i gjatë, rikthehet në ambientet e Partizanit pas dy vitesh. Ai u formua te “demat e kuq”, ku aktivizohej kryesisht me skuadrën U-21, ndërsa më pas u transferua te Bylisi.

Në tetor të vitit të kaluar, Çelaj u largua drejt Rumanisë, duke fi rmosur me Metaloglobus Bukuresht, skuadër që në atë periudhë drejtohej pikërisht nga Florin Bratu. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të fi tonte hapësirat e dëshiruara në elitën rumune dhe tashmë është rikthyer sërish nën urdhrat e trajnerit që e mori edhe në Bukuresht. Për ironi të fatit, bashkëpunimi i tyre rinis pas një sezoni të vështirë, në të cilin Metaloglobus nuk arriti të siguronte mbijetesën dhe ra në Ligën e Dytë rumune.

Ndërkohë, prova e parë për Partizanin e ri të Bratus do të jetë ndeshja miqësore ndaj Besës, e programuar për të shtunën në stadiumin e Luzit të Vogël. Ky takim pritet të shërbejë si testi i parë për të gjithë futbollistët në provë dhe mund të sjellë edhe vendimet e para të stafi t teknik për përbërjen e skuadrës.

Disa prej tyre mund të fitojnë një vend në ekipin e parë, ndërsa të tjerë mund të vijojnë rrugëtimin me Partizanin B. Skuadra vijon përgatitjet me ritëm të lartë, duke alternuar seancat në palestër me stërvitjet në fushë, ndërsa Bratu po punon për të krijuar grupin që do të përfaqësojë Partizanin në sezonin e ri.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL