Lajme të mira nga Greqia, Strakosha lë pas dëmtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2026 | 23:23

Lajme të mira nga Greqia, Strakosha lë pas dëmtimin

Thomas Strakosha po i afrohet rikthimit të plotë në stërvitje me AEK-un, pasi ka lënë pas pjesën më të vështirë të rikuperimit nga dëmtimi në shpatull, problem që e shoqëron që nga ndeshjet e fazës “play off ” të kampionatit.

Strakosha-1024x599

Portieri i kombëtares shqiptare luajti me dhimbje në derbin ndaj Panathinaikosit, takim në të cilin AEK siguroi matematikisht titullin kampion, ndërsa më pas mungoi në dy ndeshjet e fundit të sezonit për t’iu nënshtruar një programi të kujdesshëm rehabilitimi.

Në ditët e para të grumbullimit veror në Holandë, Strakosha u sërvit vetëm me këmbë, pa përdorur duart dhe pa marrë pjesë në ushtrimet me grupin apo në ndeshjet stërvitore. Megjithatë, progresi i tij ka qenë i dukshëm. Në seancën e fundit stërvitore, 31-vjeçari veshi për herë të parë dorezat dhe zhvilloi ushtrime edhe me duar, fi llimisht individualisht me trajnerin e portierëve dhe më pas në një pjesë të programit së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

Ky është një sinjal i qartë se ai ka hyrë në fazën përfundimtare të rikuperimit. Sipas planifi kimit të stafi t teknik dhe atij mjekësor të AEK-ut, Strakosha pritet të rikthehet me ritëm të plotë stërvitor në fazën e dytë të përgatitjeve, e cila nis më 23 korrik, po në Apeldoorn. Rikthimi i tij konsiderohet një lajm shumë pozitiv për trajnerin Marko Nikoliç, i cili deri tani ka pasur në dispozicion pothuajse të gjithë skuadrën, me mungesën e vetme të rëndësishme që ka qenë ajo e portierit shqiptar.

Gardiani i Kombëtares i mungoi Shqipërisë në ndeshjet miqësore të qershorit, aty ku iu besua Alen Sherrit në portë. Ndërkohë, me përmirësimin e gjendjes duket se Strakosha do të jetë gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve që ka Shqipëria në muajin shtator.

PANORAMASPORT.AL