Jamal feston në SHBA, në Spanjë i vjedhin shtëpinë
Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur herët në mëngjesin e së të mërkurës në shtëpinë e lojtarit yll të ekipit spanjoll, Lamine Jamal, disa orë pas fi tores 2-0 të “La Roja” ndaj Francës në gjysmëfi nalet e Kupës së Botës 2026.

Kështu ka thënë policia dhe shtypi katalanas. “Kishte një tentativë vjedhjeje në një shtëpi në “Esplugues de Llobregat”, në periferi të Barcelonës, tha një zëdhënës i “Mossos d’Esquadra”, policia katalanase, për AFP, duke shtuar se nuk ishte në gjendje të zbulonte identitetin e pronarit për arsye privatësie.
Sipas të përditshmes katalanase “La Vanguardia, është shtëpia e Lamine Jamal, që ka pësuar vjedhjen në kulmin e festimeve spanjolle për arritjen në fi nale e Botërorit. Dy njerëz me kapuç u ngjitën në murin e pronës, por, të befasuar nga siguria private, ata ikën, detajoi gazeta.
Tentativa për grabitje ndodhi në agimin e së mërkurës, disa orë pas përfundimit të ndeshjes që pa triumfi n e “La Roja” ndaj “Les Bleus” falë, pjesërisht, një penalltie të shkaktuar nga Lamine Jamal që hapi rrugën për spanjollët drejt fitores.
PANORAMASPORT.AL













