Kualifikimi i Egnatias dhe Dinamos, Shqipëria fiton një vend në renditjen e UEFA-s dhe i largohet “zonës së ftohtë”
Egnatia dhe Dinamo mbajtën ngritur “flamurin” e Shqipërisë në arenën europiane, teksa arritën të kualifikoheshin në raundet e dyta.

Kualifikimet e këtyre dy skuadrave kanë bërë të mundur që kampionati shqiptar, për momentin të fitojë një vend në klasifikimin e UEFA-s.
Kësisoj, Shqipëria aktualisht është në vendin e 43-të, duke parakaluar Maltën. Për të llogaritur pikët e koeficientit kombëtar, vlerësohet me 1 pikë fitorja dhe me 0,5 pikë barazimi. Më pas pikët e fituara në çdo javë nga ekipet, përpjesëtohen me numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kompeticione nga vendi në fjalë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka fituar një vend në klasifikimin e UEFA-s.
Kujtojmë se renditja në një pozicion më të mirë në këtë klasifikim, bën të mundur që të ketë zhvendosja skuadrash nga Liga e Konferencës në Ligën e Europës. Por për momentin i rëndësishëm është fakti që Shqipëria i largohet vendit të 51-të, që është “zona e ftohtë” , që të bësh që të humbasësh një vend në Europë për sezonin e ardhshëm.
📈 UEFA country coefficient at the end of the Q1 week.
*assumed Qarabag beats Vestri (3-0 lead in 57′)
🇺🇦 UKR overtakes 🇦🇹 AUT on 21st!
🇲🇪 MNE and 🏴 WAL the only nations to lose THREE teams in a single week.
🇦🇩 AND still has all their teams active!
🇦🇿 AZE continues their… pic.twitter.com/EOsbxGYq5t
— Football Meets Data (@fmeetsdata) July 16, 2026
PANORAMASPORT.AL













