Postuar: Korrik 16, 2026 | 23:49
Kartonët e kuq dhe të verdhë, ja lojtarët më të ndëshkuar të Botërorit
Kupa e Botës 2026 ka qenë një turne me shumë intensitet dhe duele të forta, çka është reflektuar edhe në numrin e kartonëve të shpërndarë nga arbitrat.

Deri në këtë fazë të kompeticionit, vetëm 14 futbollistë janë ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa disa emra kryesojnë listën e lojtarëve me më shumë kartonë të verdhë. Isa Diop është futbollisti me më shumë kartonë të verdhë deri tani, me 3.
Breel Embolo është i vetmi lojtar që figuron në të dyja listat, pasi ka marrë 1 karton të kuq dhe 2 kartonë të verdhë gjatë turneut.

PANORAMASPORT.AL













