VIDEO/ Mungesa e tij është vënë re nga të gjithë, zbulohet arsyeja pse babai i Lamine Jamal nuk udhëtoi drejt SHBA-së për Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 9:38

VIDEO/ Mungesa e tij është vënë re nga të gjithë, zbulohet arsyeja pse babai i Lamine Jamal nuk udhëtoi drejt SHBA-së për Botërorin

Mungesa e Mounir Nasraoui, babait të Lamine Jamal, në Kupën e Botës ka qenë e dukshme. Të gjithë anëtarët e familjes më të afërt me lojtarin e ekipit kombëtar spanjoll janë të pranishëm në këtë ngjarje: nëna e tij, vëllai, e dashura… Por Mounir Nasraoui mungon dhe vetë ai e ka zbuluar arsyen. jamal“Unë jam epileptik. Duhet të marr shumë ilaçe çdo ditë dhe mund të kem një krizë epilepsie. Mund të jem këtu, tani, nën efektet e stresit ose emocioneve, dhe të kem një krizë pa e kuptuar. Pra, gjithmonë duhet t’i mendosh gjërat me kujdes. Para se të udhëtoj, duhet të mendoj për veten, për të dhe për të gjithë njerëzit përreth nesh, e di? Mund të përfundoj duke shkaktuar probleme. Kështu që është më mirë të qëndrosh në shtëpi dhe të shikosh të gjitha këto nga këtu”, deklaroi ai.

Të paktën Lamine ka mbështetjen e nënës së tij, Sheila Ebana, vëllait të tij Keyne, i cili është bërë një tifoz special falë karizmës që e karakterizon, si dhe mbështetjen e miqve të tij më të ngushtë dhe partneres së tij, Ines Garsia.

PANORAMASPORT.AL