ZYRTARE/ FIFA i çudit të gjithë, gjyqtari që u arrestua nga policia zgjidhet për finalen Spanjë-Argjentinë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 8:21

ZYRTARE/ FIFA i çudit të gjithë, gjyqtari që u arrestua nga policia zgjidhet për finalen Spanjë-Argjentinë (VIDEO)

Finalja e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës do të arbitrohet nga gjyqtari slloven Slavko Vinçiç. FIFA i jep kështu 46-vjeçarit detyrën më të madhe të karrierës së tij si arbitër.g

Vinçiç do të fishkëllejë bilbilin në stadiumin MetLife në East Rutherford ndërsa të dyja palët do të luftojnë për Kupën para një turme që pritet të kalojë 80,000 tifozë.

Ai do të ndihmohet në fushë nga sllovenët e tjerë Tomaz Klançnik dhe Andraz Kovaçiç, ndërsa Adham Makhadmeh i Jordanisë është emëruar arbitri i katërt dhe Mohamad Alkalaf i Katarit do të shërbejë si ndihmës arbitër rezervë.WhatsApp Image 2026-07-17 at 02.51.02 (2)

Slloveni ka arbitruar finalen e Championsit 2024 mes Real Madridit dhe Borusia Dortmundit në Uembli, së bashku me finalen e Ligës së Evropës UEFA 2022 midis Frankfurt dhe Rejnxhërs.

Vinçiç vendosi drejtësi në ndeshjen e këtij turneu mes Meksikës dhe Ekuadorit ndërkohë që i çuditi të gjithë duke ndaluar një aksion premtues të meksikanëve për të bërë pushimin e ndeshjes.

Madje në vitin 2020 është arrestuar gabimisht nga policia, por më pas u lirua sapo u kuptua e vërteta.

PANORAMASPORT.AL