Mesfusha magjike e Spanjës, arma drejt lavdisë botërore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 8:37

Mesfusha magjike e Spanjës, arma drejt lavdisë botërore

Rodri, Fabian Ruiz dhe Dani Olmo janë zemra e “La Roja”, skuadra që po dominon Botërorin përmes kontrollit absolut të lojës. Spanja ka siguruar me meritë një vend në finalen e Kupës së Botës 2026 dhe sekreti i suksesit të saj nuk qëndron vetëm te sulmuesit apo mbrojtja, por mbi të gjitha te mesfusha brilante e përbërë nga Rodri, Fabian Ruiz dhe Dani Olmo.

rodri

Ata janë dirigjentët e një skuadre që ka rikthyer në skenën më të madhe botërore stilin karakteristik të futbollit spanjoll: Zotërimin e topit, qarkullimin e shpejtë dhe inteligjencën taktike. Në zemër të këtij identiteti qëndron një ushtrim i njohur për çdo futbollist spanjoll, “rondo”, loja klasike e pasimeve në rreth, ku një ose më shumë lojtarë në qendër përpiqen të rikuperojnë topin. Në shumë vende ky ushtrim shërben thjesht si nxehje, ndërsa në Spanjë është një filozofi futbolli.

Pikërisht aty futbollistët mësojnë që në moshë të vogël të kontrollojnë topin, të marrin vendime në sekonda, të lëvizin pa top dhe të ruajnë qetësinë edhe në hapësirat më të ngushta. Nuk dihet sa mijëra “rondo” kanë zhvilluar gjatë karrierës Rodri, Fabian Ruiz dhe Dani Olmo, por rezultatet janë të dukshme. Ata luajnë me një natyrshmëri të jashtëzakonshme, kontrollojnë ritmin e ndeshjes dhe e bëjnë topin të qarkullojë me një saktësi që shpesh i lë kundërshtarët pa zgjidhje.

De la Fuente: Jemi besnikë ndaj filozofi së sonë

Pas fitores bindëse 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinale, trajneri Luis de la Fuente nuk e fshehu krenarinë për skuadrën e tij. “Arritja në finalen e Kupës së Botës është një privilegj që u takon shumë pak skuadrave. Kemi qëndruar besnikë ndaj fi lozofi së sonë gjatë katër viteve të fundit dhe pikërisht kjo na ka sjellë deri këtu,” deklaroi tekniku spanjoll. Ai shtoi se Franca ishte një nga ekipet më të forta të futbollit botëror, por sipas tij, përballë kishte skuadrën më të mirë të momentit. “Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Ata tregojnë përkushtim, unitet, sakrifi cë dhe cilësi çdo ditë. Ishte kënaqësi t’i shihje në fushë”.

Një ekip që nuk varet nga skema, por nga filozofia

Edhe pse Spanja zakonisht luan me skemën 4-3-3, identiteti i saj nuk lidhet me formacionin. Çdo futbollist është i aftë të mbajë topin, të gjejë shokun e skuadrës, të krijojë hapësira, të driblojë dhe të ndërtojë aksionin me qetësi. Kjo fi lozofi kolektive rezultoi shumë e fortë për Francën, një skuadër që mbështetet më tepër te cilësitë individuale të yjeve të saj ofensivë. Në mesfushë, “Les Bleus” u dominuan plotësisht. Adrien Rabiot u zëvendësua që në pushimin mes pjesëve, ndërsa Aurelien Tçuameni nuk arriti kurrë të kontrollonte ritmin e lojës. Sulmuesi Mikel Ojarzabal, autor i golit të parë me penallti, shpjegoi çelësin e suksesit: “Plani ynë ishte t’u hiqnim hapësirat për kundërsulme. Qëndruam kompaktë si skuadër dhe e qarkulluam topin aq shpejt, sa e kishin shumë të vështirë ta fi tonin përsëri. Kjo i lodhi fizikisht dhe mendërisht”.

Rodri, dirigjenti i përsosur

Në qendër të gjithçkaje ishte Rodri. Mesfushori i Mançester Sitit kontrolloi ritmin e ndeshjes nga minuta e parë deri në fund, duke diktuar çdo aksion me qetësi dhe saktësi. Fillimisht u ndoq nga afër nga Majkëll Olise, por me kalimin e minutave gjeti gjithnjë e më shumë liri. Përveç cilësisë në pasime dhe ekuilibrit që i jep skuadrës, Rodri duket sikur ka një intuitë të jashtëzakonshme për të ditur gjithmonë se ku ndodhen shokët dhe kundërshtarët në fushë. Pas ndeshjes, francezi Rajan Çerki pranoi superioritetin e Spanjës: “E dinim që forca e tyre më e madhe ishte qarkullimi i topit dhe ndryshimi i krahëve të sulmit. Ndoshta duhej të bënim të njëjtën gjë, të kontrollonim më shumë ritmin dhe të mbanim topin. Nuk ia dolëm dhe ndeshja u bë shumë e vështirë”.

Tre mesfushorë, tre karakteristika të ndryshme

Magjia e mesfushës spanjolle qëndron pikërisht te kombinimi i cilësive të ndryshme. Fabian Ruiz plotëson në mënyrë perfekte Rodrin. Ai di kur duhet ta mbajë topin dhe kur ta lëshojë, por njëkohësisht është i aftë të avancojë me forcë përpara, duke kaluar kundërshtarët me top në këmbë. Pikërisht këtë bëri disa herë ndaj Francës. Dani Olmo, nga ana tjetër, është elementi më ofensiv. Ai lëviz me inteligjencë mes linjave, krijon raste për shokët dhe shfaqet vazhdimisht në zonë për të fi nalizuar aksionet. Megjithatë, suksesi i Spanjës nuk mbështetet vetëm te Rodri, Fabian Ruiz dhe Dani Olmo. Kur mesfusha mbushet me kundërshtarë, Mark Kukureja krijon hapësira në krah. Nëse nevojitet një organizator shtesë, Aleks Baena merr kontrollin e lojës, ndërsa Mikel Ojarzabal shpesh tërhiqet pas duke luajtur si një “9 false”.

Ndërkohë, Lamine Jamal është po aq i rrezikshëm si në driblime përgjatë krahut të djathtë, ashtu edhe kur futet në qendër për të kombinuar me mesfushorët. Pavarësisht skemës apo pozicioneve që marrin lojtarët gjatë ndeshjes, Spanja nuk largohet kurrë nga parimet e saj. Kampionët e Botës të vitit 2010 nuk u mbështetën te një futbollist i vetëm apo te një formulë taktike e pandryshueshme. Arma e tyre më e fortë është fi lozofi a kolektive e lojës, e cila vazhdon ta bëjë futbollin spanjoll një nga spektaklet më të bukura dhe më efektive në botë.

PANORAMASPORT.AL