“Shuplaka” që tronditi Shkodrën, kuqeblutë nuk falin askënd: Mjaft më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 15:05

“Shuplaka” që tronditi Shkodrën, kuqeblutë nuk falin askënd: Mjaft më

Zhgënjimi në kampin kuqeblu nuk ka përfshirë vetëm futbollistët dhe drejtuesit, por mbi të gjitha tifozët e Vllaznisë, të cilët kanë reaguar ashpër pas eliminimit turpërues nga Malisheva në turin e parë të Conference League.

vllaznia

Humbja 5-0 në ndeshjen e kthimit dhe përmbysja e avantazhit 2-1 të sfidës së parë kanë lënë një shije tepër të hidhur te mbështetësit shkodranë, të cilët prisnin një tjetër rrugëtim europian dhe jo një dështim të këtyre përmasave. Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta gjatë orëve të fundit.

Tifozët nuk kanë kursyer kritikat ndaj skuadrës, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit, duke e cilësuar paraqitjen në Kosovë si një nga më të dobëtat në historinë europiane të Vllaznisë. Në postimet dhe komentet e tyre dominojnë zhgënjimi, revolta dhe kërkesa për refl ektim, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë ndryshime të menjëhershme për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen. Një tjetër moment që pasqyroi qartë gjendjen emocionale të tifozërisë ishte ai në tribunat e stadiumit.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh kishin udhëtuar drejt Kosovës për të qenë pranë skuadrës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Megjithatë, teksa rezultati thellohej në favor të Malishevës, disa prej tyre vendosën të largoheshin nga stadiumi përpara përfundimit të takimit. Braktisja e tribunave ishte një formë e qartë proteste ndaj asaj që po ndodhte në fushën e lojës.

Pas mbështetjes së vazhdueshme që tifozët i kanë dhënë Vllaznisë në vitet e fundit, edhe në transfertat europiane, largimi i tyre para vërshëllimës fi nale ishte një mesazh i fortë se durimi ka arritur në limit. Ata kishin udhëtuar me shpresën për të festuar kualifi kimin, por u detyruan të largoheshin të zhgënjyer nga një prej mbrëmjeve më të errëta në historinë e klubit.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të reagojë Vllaznia pas këtij dështimi. Rikthimi i besimit të tifozëve nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi ai fi tohet vetëm me rezultate, paraqitje dinjitoze dhe një projekt bindës. Pas kësaj disfate, klubi kuqeblu është i detyruar të japë përgjigje në fushë, aty ku zhgënjimi i tifozëve mund të zëvendësohet vetëm nga suksesi.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL