Postuar: Korrik 17, 2026 | 13:18
ZYRTARE/ Pas suksesit në Europë, sulmuesi që doli jashtë planeve largohet nga Egnatia
Alfonso Rodrigez është larguar nga Egnatia. “Panorama Sport” e paralajmëroi këtë lajm më 4 korrik, kur portugezi mbeti jashtë listës së Ligës së Konferencës.

“Faleminderit Afonso Rodrigues. Ishte kënaqësi të të kishim pjesë të familjes sonë. Të urojmë shumë suksese në sfidat e radhës, brenda dhe jashtë fushës”, shkruan Egnatia.
Flamur Ruçi dhe Xheferon ndërkohë ishin zgjedhje teknike për të qëndruar jashtë listës. Megjithatë, lojtarët në fjalë nuk pranuan vendimin e trajnerit Nevil Dede dhe po ashtu u larguan.
EKSKLUZIVE/ Egnatia në Champions me talashe, zbardhen arsyet e mungesave: Sulmuesi drejt largimit
PANORAMASPORT.AL













