EKSKLUZIVE/ Egnatia në Champions me talashe, zbardhen arsyet e mungesave: Sulmuesi drejt largimit
Egnatia po përgatitet për sfidat e Europës. Kampionët e Shqipërisë afruan emra me peshë në merkato, për të synuar vetëm kualifikimin ndaj Petrokub dhe jo vetëm. Sot u zyrtarizua lista nga UEFA ku janë 21 lojtarë që do të drejtohen nga Nevil Dede.

“Panorama Sport” ka mësuar prapaskenat e mungesave në listë të Xheferson, Flamur Ruçit dhe Alfonso Rodriges. Bëhet fjalë për tre lojtarë që ishin pjesë e fitimit të titullit kampion.
Xheferson dhe Flamur Ruçi janë zgjedhje teknike siç raporton “Panorama Sport”. Numri i lejuar i lojtarëve solli edhe detyrimin që të kishte të sakrifikuar. Ky është edhe telashi i vetëm i Egnatias në Europë, pasi krijoi një ekip mjaft konkurrues. Sa i përket Rodriges, aktualisht nuk është në planet e klubit.
23-vjeçari i sulmit është drejt largimit. Me portugezin duhet gjetur vetëm gjuha e përbashkët për të ndërprerë kontratën, që përfundon në vitin 2028.
Rregulloret e Ligës së Kampioneve specifikojnë që lista A e përbërë nga 25 futbollistë, duhet të ketë të paktën 4 lojtarë që të jenë stërvitur direkt në klub për të paktën 3 vite mes moshës 15 dhe 21 vjeçare.
Në mungesë të këtyre lojtarëve, ato vende lihen bosh nga klubi. Ndaj dhe Egnatia ka përfundimisht 21 lojtarë në listën A. Kujtojmë se lista B mund të përfshijë lojtarë të tjerë nga akademia.
LISTA A E ZYRTARIZUAR
PORTIERË
1. Levani Tandilashvili, 12. Bruno Puja, 98. Mario Dajsinani
MBROJTËS
16. Edison Ndreca, 19. Arbenit Xhemajli, 22. Gujem Haime, 24. Numan Ajetovijk, 28. Elion Sota, 29. Andrej Jago, 33. Eneo Bitri, 55. Geralb Smajli
MESFUSHORË
6. Albano Aleksi, 7. Fernando Medeiros, 8. Ibrahim Diabate, 20. Karim Loukili, 23. Altin Kryeziu
SULMUES
2. Daniel Adjesa, 9. Sumaila Bakajoko, 10. Alesandro Albaneze, 77. Ildi Gruda, 99. Jurgens Montenegro
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













