Postuar: Korrik 4, 2026 | 10:26
Një nga befasitë e verës, kapiteni zyrtarizon lamtumirën nga Elbasani para firmës me rivalët
Një nga befasitë e merkatos së verës është padyshim lamtumira e Emiljano Mustës nga radhët e Elbasanit. Futbollisti i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te verdheblutë, e ka mbyllur me ekipin e qytetit të tij të lindjes.

Me një mesazh në rrjetet sociale ai ka zyrtarizuar gjithçka, duke falënderuar klubin për bashkëpunimin.
“Faleminderit Elbasani, ishte kënaqqsi dhe privilegj të përfaqësoja dhe udhëhiqja ngjyrat e qytetit tim të lindjes në 2 sezone fantastike që kaluam së bashku”, shkruante anësori i majtë.

Musta tashmë pritet të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Vllaznisë, ndërsa për të kishte shfaqur interes edhe klubi i Tiranës.
PANORAMASPORT.AL













