VIDEO/ Një gol mjafton në ndeshjen e ish-it të Superiores, mësohet edhe bileta e fundit për fazën 1/8 të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 8:23

VIDEO/ Një gol mjafton në ndeshjen e ish-it të Superiores, mësohet edhe bileta e fundit për fazën 1/8 të Botërorit

Skuadra e Kolumbisë ka qenë ajo që ka plotësuar 16-shen e skuadrave të kualifikuara në turin tjetër të Botërorit 2026, pasi ka mundur Ganën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e fundit të turit të parë me eliminim direkt.

dfsfdssdsdfsds

Ekipi latino-amerikan ka dominuar ndeshjen që në start dhe falë golit të Arias në minutën e 14-të, e kishte më të thjeshtë të kontrollonte takimin. Nga ana tjetër Gana, në radhët e të cilës ishte si zakonisht titullar ish-futbollisti i Skënderbeut, Kuasi Sibo, u përpoq të rrezikonte portën, por dukej qartësisht që i mungonin futbollistët që mund të bënin diferencën në sulm.

Kësisoj, Kolumbia administroi mirë lojën dhe ndonëse nuk gjeti golin e dytë të cilit iu afrua disa herë, iu gëzua fitores 1-0 që i siguroi kalimin në turin tjetër të turneut.

Goli i Arias (VIDEO)

WhatsApp Image 2026-07-04 at 5.41.57 AM

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL