Nuk kanë fund rekordet historike/ “Dhëmb për dhëmb” me Mbapen, Mesi i lë “targën” legjendës… Pele

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 0:48

Nuk kanë fund rekordet historike/ “Dhëmb për dhëmb” me Mbapen, Mesi i lë “targën” legjendës… Pele

Lionel Mesi vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme.

HMVkoZvXAAE1U4t

Me golin e shënuar ndaj Kepit të Gjelbër, ylli argjentinas arriti në 12 kontribute direkte për gol në fazën me eliminim direkt të Botërorit, me 6 gola dhe 6 asistime. Kjo e bën Mesin futbollistin me më shumë kontribute të tilla që nga viti 1966, duke lënë pas legjendën Pele dhe Kilian Mbape, të cilët numërojnë nga 11 secili.

Rekordi i ri është një tjetër dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm të kapitenit argjentinas në ndeshjet më vendimtare të futbollit botëror. Në moshën 39-vjeçare, Mesi vazhdon të sfidojë kohën dhe të vendosë standarde të reja në historinë e sportit.

PANORAMASPORT.AL