EPIKE/ Sekreti i fitores së Egjiptit ndaj Australisë? Trajneri u tregoi lojtarëve video të Real Madridit para penalltive
Egjipti arriti të kualifikohet për herë të parë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi mposhtën Australinë në ekzekutimin e penalltive.

Por ky sukses lidhet me një nga klubet më të mëdha në botë, Real Madridin. Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video, ku shihet njëri nga trajnerët e Egjiptit, derisa u tregonte para penalltive futbollistëve video me lap top të klubit spanjoll.
Në video shfaqet Kilian Mbape teksa ekzekuton një penallti ndaj Levantes në janar të këtij viti, ndërkohë që në portë ishte portieri i Australisë Raja.
Duket se kjo ishte një motivim për futbollistët egjiptian të cilët në fund dolën fitimtarë nga përballja me Australinë. Këto pamje janë duke bërë xhiron e rrjetit.
Egypt is watching Real Madrid highlights before penalty shootouts 😭😭 pic.twitter.com/RcAg9EB43f
— VITO 🇵🇹 (@VITOiei) July 3, 2026
PANORAMASPORT.AL













