EKSKLUZIVE/ Goditje e bujshme e Tiranës, merr futbollistin që dukej transferim “i pamundur”
Qendërmbrojtësi kroat Anton Kresiç pritet të firmosë së shpejti me Tiranën siç mëson “Panorama Sport”. Lojtari, një njohje e vjetër e bardhebluve, vjen sërish nga CFR Kluzhi. Futbollisti që ishte borxh nga janari, u largua nga Tirana në fund të majit, por ai ka vendosur që të kthehet te kryeqytetasit në këtë korrik për të qenë pjesë e skuadrës në sezonin 2026-2027.

Ky transferim pritet të forcojë qendrën e mbrojtjes së Tiranës, duke i dhënë ekipit stabilitet dhe siguri, teksa bardheblutë synojnë të rindërtojnë objektivat e tyre në kampionat.
Kresiç luan si qendërmbrojtës, ka këmbën dominante të djathtë dhe gjatë karrierës së tij ka një eksperiencë të gjatë, ndërsa këtë sezon ka regjistruar deri tani 17 ndeshje me Tiranën, duke mbledhur gjithsej 1184 minuta në fushë.
Vlera e tij e përafërt në treg llogaritet rreth 300 mijë euro. Po kështu, Tirana do të afrojë edhe një futbollist tjetër nga kampionati rumun. Emri për momentin mbahet i fshehtë.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













