Tirana me projekt ambicioz, zyrtarizohen për “Panorama Sport” katër afrimet e para
Burime pranë klubit Tirana kanë zyrtarizuar katër afrimet e para të merkatos verore. Dhe duke i dhënë trajnerit Dean Klafuriç përforcimet e para në prag të nisjes së përgatitjeve.

AFRIMET – Bardheblutë kanë afruar, por pa i prezantuar katër lojtarë, qendërmbrojtësit Zhozef Kollej dhe Leonat Vitija, Ardit Krymin në mesfushë dhe Erdon Dacin si qendërsulmues. Afrimet e Kollej, Krymit dhe Dacit ishin po ashtu lajme ekskluzive të “Panorama Sport” në këtë merkato. Gjithsesi, krahasuar me largimet. Skuadra duhet të përforcohet sa më shpejt. Drejtuesit bardheblu po punojnë që të balancojnë 11 largimet që kanë pasur gjatë këtyre javëve.
Qendra e mbrojtjes është bërë nga e para, pasi të gjithë futbollistët e atij pozicioni janë larguar. Dy afrime janë pikërisht në këtë repart, si dhe në sulm. Në prapavijë Tirana po kërkon dy alternativa që të jenë si rezerva, ndërsa duhet të gjejë edhe dy zëvendësues të Verës dhe Ndongut. Mesfusha do emra të rinj dhe Ardit Krymi mund të jetë një shtyllë e mirë për ekipin.
Sulmi gjithashtu, veç Dacit do të kenë edhe dy-tre “uinger”-a të rinj. Kujtojmë që te Tirana janë larguar disa lojtarë. Në total janë 11 futbollistë që kanë ndarë rrugët me 26 herë kampionët e Shqipërisë. Megjithatë, puna në merkato nuk konsiderohet e mbyllur. Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit vijojnë negociatat edhe me futbollistë të tjerë, me synimin për të kompletuar skuadrën përpara nisjes së sezonit. Objektivi është ndërtimi i një ekipi më të fortë dhe më konkurrues, që të rikthehet në garën për trofetë.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













