VIDEO/ Mirlind Daku shënon golin e parë të sezonit, sulmuesi i Kombëtares spikat në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 16:50

VIDEO/ Mirlind Daku shënon golin e parë të sezonit, sulmuesi i Kombëtares spikat në Rusi

Rubin Kazan po luan miqësore me Orenburg. Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1, ndërsa Mirlind Daku shënoi për Rubinin. Ky është edhe goli i tij i parë për sezonin e ri.

bandicam 2026-07-03 16-41-17-360

Ishte minuta e 25-të, kur Daku dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Rubin Kazanit. Asisti u dha nga Dardan Shabanhaxhaj.

Ky është takimi i parë për Dakun në këtë verë sa i përket Rubinit. Sa i përket vetë klubit e ka miqësoren e dytë, ndërsa po përgatitet për sezonin e ri.

Emri i sulmuesit të Kombëtares ka qarkulluar edhe te Spartak Moskë. Interesante do të jetë nëse ndryshon ekip gjatë merkatos.

Goli i Mirlind Dakut: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL