ZYRTARE/ Nuk ka më shans tjetër, Julian Nagelsman jep dorëheqjen nga Gjermania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 12:22

ZYRTARE/ Nuk ka më shans tjetër, Julian Nagelsman jep dorëheqjen nga Gjermania

Julian Nagelsman ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga posti i trajnerit të Gjermanisë, duke i dhënë fund mandatit të tij pas fushatës zhgënjyese të ekipit kombëtar në Kupën e Botës.

nagelsman

Siç pritej dhe ishte raportuar tashmë, Shoqata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se ai ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar të meshkujve. Në një deklaratë të përzemërt, Nagelsmnn zbuloi se kishte kaluar disa ditë duke reflektuar mbi eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës përpara se të vendoste të tërhiqej nga roli.

“Kam menduar shumë gjatë ditëve që nga eliminimi ynë dhe jam konsultuar me individë të besuar si personalisht ashtu edhe brenda federatës. Ky vendim nuk ishte aspak i lehtë për mua. Prioriteti im kryesor ka qenë gjithmonë suksesi i ekipit. Pas një zhgënjimi kaq të hidhur, ata meritojnë mundësinë për një fillim të ri. Dua të falënderoj stafin tim të trajnerëve, të gjithë ekipin dhe të gjithë në federatë që na mbështetën, veçanërisht lojtarët me të cilët pata privilegjin të punoja. Një falënderim i veçantë shkon edhe për tifozët. Ju na mbështetët, na besuat, na dhatë energji, edhe në kohë të vështira. Më dhemb vërtet që ju zhgënjyem dhe nuk mund t’ju jepnim netë më të paharrueshme futbolli në këtë Kupë Bote. Ju meritonit shumë më tepër”, deklaroi ai,

Përveç trajnerit kryesor, dy asistentët e tij, Benjamin Glück dhe Benjamin Hübner, do të largohen gjithashtu nga DFB.

PANORAMASPORT.AL