VIDEO/ Tifozët e Argjentinës ndezin duelin, Majami “pushtohet” dhe ngjyroset bardhekaltër
Argjentina do të përballet sonte në orën 12:00 të natës me Kepin e Gjelbër ku do të kërkojë raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës.
Padyshim kampionët në fuqi vijnë si favoritë absolutë duke qenë edhe pas formës së jashtëzakonshme të kapitenit Lionel Mesi dhe pas 3 fitoreve në grupe. Por afrikanët do të tentojnë të bëjnë mrekullinë përballë tyre dhe të tregojnë edhe njëherë që janë “hirushja” e turneut.
Ndërkohë para kësaj ndeshje, tifozët e “Abiceleste” kanë zbarkuar në Majami duke e pushtuar totalisht. Numri i tyre është jashtëzakonisht i madh teksa mbizotëron ngjyra e kaltër dhe e bardhë.
🚨🇦🇷 Argentina fans are officially taking over Miami Beach! 😱 pic.twitter.com/xVXu9huonF
— Ultras Clips (@ultras_clips) July 3, 2026
PANORAMASPORT.AL













