VIDEO/ Plas në Botëror! Portugalia e Ronaldos ndihmohet nga FIFA? Pamja që u fsheh nga VAR

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 3:55

VIDEO/ Plas në Botëror! Portugalia e Ronaldos ndihmohet nga FIFA? Pamja që u fsheh nga VAR

Portugalia eliminoi Kroacisë me përmbysje rezultati, që në fund tregonte 2 me 1. Polemikat e shumta u krijuan, pasi Kroacisë iu anulua në fund goli i barazimit për 2 me 2. Ishte ndërhyrja e VAR që ndryshoi vendimin në fushë. 

bandicam 2026-07-03 03-47-37-697

Kroacia riktheu baraspeshën në minutën e 102-të me autor Gvardiol. Më pas VAR ndërhyri për herë të dytë në favor të Portugalisë, pasi fillimisht kishte kontribuar në dhënien e penalltisë. 

Goli i Gvardiol u anulua për pozicion të dyshimtë jashtë loje, ndërsa anësori e konsideroi të rregullt. Për rastin në fjalë, gjyqtarit kryesor nuk iu tregua nga VAR pikërisht pamja nga prapa porte. 

Ajo ku nuk vërtetohej se Matanoviç me kokë e dërgoi topin te Gvardiol. Në fund u vendos për anulimin e tij. Pretendimet janë se sensorët e topit dalluan prekjen. Kujtojmë se për Botërorin ishte risi një top i tillë. 

Portugalia kaloi kështu më tej. Në fazën 1/8 do përballet me Spanjën.

Pamja qe u fsheh nga VAR per kryesorin: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL