“EUROBASKET 2029”/ Shqipëria befason Kosovën dhe kompanitë e basteve, kuqezinjtë fitojnë në Prizren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 21:57

“EUROBASKET 2029”/ Shqipëria befason Kosovën dhe kompanitë e basteve, kuqezinjtë fitojnë në Prizren

Shqipëria i ka mbyllur me fitore parakualifikueset e “EuroBasket 2029”, duke shënuar suksesin e parë në grup. Triumf që erdhi në një takim special për kuqezinjtë, të cilët mbrëmbjen e sotme bënë befasinë duke mundur Kosovën në Prizren me rezultatin 82-89.

tyree

Një sfidë interesante, me përmbysje dhe ripërmbysje, të cilën e menaxhoi më mirë Kombëtarja e trajnerit Richi Gonzales, duke marrë edhe suksesin e merituar. Një fitore që ka më tepër vlerë morale për Shqipërinë, duke qenë se kuqezinjtë ishin jashtë gare për kualifikimin, ndërsa me këtë humbje edhe “Dardanët” nuk kanë më mundësi matematikore për të avancuar më tej, ndonëse u mbetet edhe një ndeshje kundër kryesuesëve të Sllovakisë.

Debutim fantastik për amerikanin Breein Tyree, protagonist me 25 pikë, 4 kërcime dhe 8 asistime, duke marrë menjehërë çelësat e lojës së Shqipërisë. Performancë top edhe nga Xhoel Gaxho, lojtari me rendimentin më të lartë në radhët e kuqezinjve, autor i 17 pikëve, i 9 kërcimeve dhe i 3 asistimeve. Për Kosovën nuk mjaftuan 28 pikët e Dardan Berishës dhe 19 pikë e 15 kërcime nga Drilon Hajrizi.

Për sa i përket takimit, perioda e parë pa Shqipërinë thuajse gjithnjë përpara, por në fund u mbyll në ekuilibër të plotë 23-23. Loja vijoi me diferenca të ngushta edhe në 10-minutëshin e dytë, fraksion që i fituar minimalisht 25-24 nga Kosova, e cila shkoi në pushimin e madh me avantazhin minimal 48-47 në shifra të përgjithshme.

Kuqezinjtë u futën më mirë në lojë në çerekun e tretë, duke shkuar deri në +9 pikë, ndërsa e morën periodën 17-22, për të kryesuar 65-69 pas 30 minutash lojë. Kosova nisi ofensivën e përmbysje në periodën e katërt, duke kaluar deri në +5 pikë përpara, por Shqipëria reagoi, për ta fituar çerekun e fundit 17-20 dhe të gjithë takimin 82-89.

Një rezultat që konsiderohet surprizë dhe për kompanitë e basteve, të cilat fitoren e Kosovës e shihnin si formalitet dhe kuotonin me koeficientin 1.14, ndërsa suksesi i Shqipërisë jepej me koeficientin 6.62.

KOSOVË – SHQIPËRI 82-89
(23-23, 25-24, 17-22, 17-20)
KOSOVA: Mala (8), Kapiti (7), Tmusiç (6), Berisha (28), Hajrizi (19)/ Myles (6), Shoshi (6), Ismaili (2), Janjeva. Trajner: Bujar Loci
SHQIPËRIA: Tyree (25), Lekndreaj (7), Krypçi (8), Tola (9), Dusha (14)/ Gaxho (17), Hysa (9), Topalli, Nika, Skëndaj, Grazhdani, Alimani. Trajner: Ricardo Gonzales Davila
Gjyqtarë: C.Stoica (Rumani), P.Landy (Francë), D.Martins (Portugali)
Komisioner: Vlado Cvetkovski (Maqedoni e Veriut)

GRUPI C

27 NËNTOR 2025
SLLOVAKI – SHQIPËRI 73-63

30 NËNTOR 2025
SHQIPËRI – KOSOVË 84-99

27 SHKURT 2026
KOSOVË – SLLOVAKI 78-89

2 MARS 2026
SHQIPËRI – SLLOVAKI 68-94

2 KORRIK 2026
KOSOVË – SHQIPËRI 82-89

5 KORRIK 2026
SLLOVAKI – KOSOVË 18:00

RENDITJA
SKUADRA F H PIKË
1.SLLOVAKIA 3 0 6
2.SHQIPËRIA 1 3 5
3.KOSOVA 1 2 4

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL