Del përsëri në skenë emri i sulmuesit të Kombëtares që iu trefishua vlera, Leçe kërkon të shtojë shqiptarët
Klubi i Leçes duket se është gati të shtojë numrin e futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Pas Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës, klubi i Serisë A po monitoron me shumë kujdes një tjetër emër, këtë radhë me idenë për të përforcuar sulmin.

Sipas mediave italiane, në vëmendjen e Leçes është kthyer përsëri Arbër Hoxha, anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare i cili ka qenë një protagonist në radhët e Dinamos së Zagrebit në vitet e fundit. Sipas mediave italiane, emri i Hoxhës është diskutuar që në janar, por asokohe u vendos që të mos ndërhyhej për të bërë të mundur afrimin e tij.
Tani interesimi është zgjuar përsëri, pasi Leçe kërkon të përforcohet dhe të kërkojë qëndrimin edhe një tjetër edicion në Serinë A. Kartoni i Hoxhës vlerësohet 3 milionë euro sipas “Transfermarkt”, por mbetet të shihet sa mund të kërkojë Dinamo Zagreb për të lënë të lirë 27-vjeçarin të cilin e bleu 1 milion euro nga Slaven Belupo në janarin e vitit 2024.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













