Fitorja dramatike e Anglisë, heroi Kejn: Ndeshje e çmendur, por treguam karakter
Herri Kejn u shfaq i emocionuar pas fitores dramatike 2–1 të Anglisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos, duke e përshkruar ndeshjen si “të çmendur”, por edhe si një test të rëndësishëm karakteri për skuadrën e Tomas Tuhel.

“Ndjesi fantastike, sinqerisht. Çfarë ndeshjeje e çmendur. Para së gjithash, po luanim kundër një skuadre shumë të fortë dhe shumë mirë të organizuar”, tha kapiteni i Anglisë për BBC Sport.
“U gjendëm në disavantazh, por pas pushimit të parë për hidratim mendoj se e ngritëm nivelin. U dukëm më mirë”.
Kejn vlerësoi gjithashtu portierin kundërshtar, i cili mbajti DR Kongon në lojë për shumë minuta me pritje vendimtare.
“Portieri i tyre bëri disa pritje të pabesueshme në pjesën e parë. Ishte një nga ato ndeshje ku duhet të vazhdosh të godasësh, të godasësh dhe të godasësh derisa të hapet rruga,” shtoi ai.
“DUHEJ TË VAZHDONIM TË GODISNIM MURIN” Sulmuesi i Anglisë theksoi se skuadra kishte një qasje të qartë psikologjike në këtë ndeshje, durim dhe këmbën gulje deri në momentin e duhur.
“Thjesht duhej të vazhdonim të godisnim murin. Të vazhdonim presionin, dhe momentet tona do të vinin,” u shpreh Kejn. Ai gjithashtu zbuloi se brenda skuadrës ishte folur për rëndësinë e “momenteve heroike”, ku çdo lojtar mund të vendosë fatin e ndeshjes. “Ne folëm për faktin se në këtë ekip mund të ketë momente heroike nga kushdo. Mund të jem unë, mund të jetë një pritje e Pikers(Pikfordit), një ndërhyrje e mbrojtësve… kushdo mund të bëjë diferencën. Sot ishte radha ime”, deklaroi ai.
“NË FAZAT ME ELIMINIM DIREKT DUHET DURIM” Kejn theksoi se në ndeshje të tilla presioni është shumë më i madh dhe gabimet ndëshkohen menjëherë, ndaj durimi është vendimtar. “Mendoj se duhet të jesh shumë i duruar në këto ndeshje. Ndeshjet e fundit kanë qenë të ngjashme. Në fazën me eliminim direkt presioni është më i madh, rreziku është më i madh. Por kemi folur gjatë gjithë javës për të qenë vetvetja dhe mendoj se nga ana sulmuese kjo ishte ndoshta ndeshja jonë më e mirë e turneut deri tani”, vazhdoi më tej .
“DUHET TË KALOSH MË TEJ, KJO ËSHTË E GJITHA” Edhe pse Anglia nuk ishte perfekte, Kejn theksoi se në këtë fazë të turneut rezultati është më i rëndësishëm se paraqitja. “Sigurisht që ka ende gjëra për t’u përmirësuar, patjetër. Por në fund të ditës këto raunde kanë të bëjnë me kalimin më tej”, deklaroi. Ai kujtoi gjithashtu paralajmërimin e trajnerit Tomas Tuhel për vështirësinë e ndeshjeve që vijnë. “Trajneri na e tha para ndeshjes: kjo dhe ndeshja tjetër do të jenë shumë të vështira për arsye të ndryshme. Tjetra është në Meksikë, kundër Meksikës.”
“TANI ËSHTË KOHA PËR TË FITUAR ME VUAJTJE” Në fund, Kejn përmbylli deklaratën duke theksuar realitetin e fazës së turneut. “Jemi në atë pjesë të turneut ku duhet të fitosh ndeshje me shumë vuajtje. Dhe sot(dje) e bëmë pikërisht këtë”, mbylli Herri Kejn.
PANORAMASPORT.AL













