ZYRTARE/ Klubi i Superiores godet në merkato, transferon sulmuesin që u ble për 300 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 14:01

ZYRTARE/ Klubi i Superiores godet në merkato, transferon sulmuesin që u ble për 300 mijë euro

Dimitar Trajkov është zyrtarisht lojtar i Vorës. Qendërsulmuesi nga Maqedonia e Veriut ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin e Superiores.

Screenshot 2026-07-02 135812

21-vjeçari është pjesë e ekipit U-21 të Maqedonisë së Veriut. Kjo eksperiencë fillon pas largimit si dështim nga Polisia në Ukrainë. Këto të fundit paguanin 300 mijë euro për transferimin nga Brera Strumica në verën e vitit 2024.

Njoftimi i Vorës: Dimitar Trajkov i bashkohet klubit tonë. Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Dimitar Trajkov është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Sulmuesi qendror 21-vjeçar nga Maqedonia e Veriut vjen pas një eksperience të rëndësishme në futbollin maqedonas, ukrainas dhe kroat. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë e klubeve si AP Brera, Polissya Zhytomyr, NK Dugopolje dhe Rabotnički, duke fituar përvojë në nivele të ndryshme të futbollit profesionist.

Trajkov ka përfaqësuar gjithashtu kombëtaren e Maqedonisë së Veriut në grupmoshat U-18, U-19 dhe U-21, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një nga talentet premtues të brezit të tij.

Me eksperiencën dhe cilësitë e tij, Trajkov pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin ofensiv të skuadrës dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit gjatë sezonit të ri. Mirë se erdhe, Dimitar!

PANORAMASPORT.AL