Spanja favorite, por Alaba nuk i frikësohet: Në futboll gjithçka është e mundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 11:43

Spanja favorite, por Alaba nuk i frikësohet: Në futboll gjithçka është e mundur

Austria po kalon Kupën e Botës më të mirë në historinë e saj të fundit dhe pjesa më e madhe e këtij suksesi mban vulën e kapitenit të saj. David Alaba është lider brenda dhe jashtë fushës. Ish-lojtari i Real Madridit rishikon rritjen e kombëtares austriake nën drejtimin e Ralf Rangnik, kujton rrugën e gjatë që i është dashur për të luajtur më në fund në një Kupë Bote pasi kapërceu dëmtimet e rënda dhe paralajmëron sfidën e madhe të përballjes me një nga favoritët e mëdhenj për titull, “Në futboll gjithçka është e mundur”.

Screenshot 2026-07-02 114248

Më pas Alaba e ka komnetuar këtë qëndrim të tij. “Gjëja e parë është cilësia jonë, cilësia që sjell çdo lojtar në skuadër. Ata janë të gjithë futbollistë të mëdhenj. Dhe për më tepër, ne kemi një mentalitet shumë të fortë dhe një shpirt të shkëlqyeshëm ekipi. Ne nuk jemi vetëm një ekip kombëtar, këtu jemi një familje. I nodhur mes dy ndjenjave atë të të qënit me kombëtaren dhe liderin e Austrisë në këtë Borëror, Alaba jep një përgjigje diplomatike duke mos harruar që ka luajtur edhe 5 vjet me Realin e Madridit.

Sigurisht, ka një kuptim të veçantë. Unë me të vërtetë po pres me padurim lojën. Ka shumë lojtarë nga kombëtarja spanjolle kundër të cilëve kam luajtur për vite me radhë në LaLiga. Ne e dimë se sa e vështirë do të jetë, sepse Spanja është një nga skuadrat më të mira në botë dhe një nga favoritet e mëdha për të fi tuar titullin. Ne e dimë që do të duhet të ofrojmë versionin tonë më të mirë dhe se do të jetë një sfi dë shumë e komplikuar, por në futboll çdo gjë është e mundur”, ka përfunduar austriaku.

PANORAMASPORT.AL