VIDEO/ Çudi nga Botërori! E pabesueshme në konferencë për shtyp, trajneri shtanget pas lajmit më të keq
Trajneri Sebastien Desabre është përballur me një episod të paprecedent gjatë Botërorit. Timonieri i Republikës Demokratike të Kongos ndodhej në konferencë për shtyp, ndërsa zëdhënësi për shtyp dha lajmin që babai i tij ka ndërruar jetë.

“Ne njoftojmë që trajneri ka humbur babain e tij. Ngushëllimet tona të sinqerta”, ishin fjalët e zëdhënësit për shtyp sapo pyetjet për Desabre përfunduan.
Trajneri Desabre siç duket edhe nga reagimi, u kap i papërgatitur nga lajmi i hidhur. Konferenca për shtyp u mbajt pikërisht pas humbjes 2 me 1 ndaj Anglisë, që solli eliminimin.
Tekniku francez e udhëheq RD e Kongos që nga viti 2022. Gjatë kësaj kohe ka drejtuar 52 ndeshje duke qenë një ndër më të suksesshmit e kësaj përfaqësuese.
Reagimi i trajnerit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













