Ndeshja e vetme që drejtoi në Europë ishte një e papritur e madhe, mësohet gjyqtari për ndeshjen e Vllaznisë ndaj Malishevës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2026 | 0:05

Ndeshja e vetme që drejtoi në Europë ishte një e papritur e madhe, mësohet gjyqtari për ndeshjen e Vllaznisë ndaj Malishevës

Vllaznia përballet me Malishevën të enjën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ndeshjen e turit të parë të Ligës së Konferencës.

vllaznia

Për këtë duel, UEFA ka caktuar gjyqtarin gjeorgjian Giorgi Avazashvili, për të cilin ky është edicioni i dytë në të cilin drejton në arenën ndërkombëtare.

37-vjeçari drejtoi vetëm një ndeshje befasuese në edicionin e kaluar në turin e parë të Ligës së Konferencës, atë mes Borac Banja Luka dhe Santa Koloma në Bosnjë Hercegovinë. Aty, për çudinë e të gjithëve ishte ekipi nga Andorra ai i cili fitoi me shifrat 4-1 që e ndihmuan më pas të kalonte turin.

Asistentë të tij janë Levan Varamishvili dhe Giorgi Gogokhia, ndërsa Koba Revazashvili është caktuar nga UEFA si gjyqtar i katërt.

PANORAMASPORT.AL