Postuar: Korrik 1, 2026 | 22:46
Elbasani në debutimin europian, UEFA cakton një gjyqtar lindor për duelin ndaj bjellorusëve
Elbasani debuton në Ligën e Konferencës në javën e ardhshme, me pjesëmarrjen në turin e parë të turneut përballë bjellorusëve të BATE Borisov.

UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët për sfidën e parë që zhvillohet të martën e 7 korrikut në “Elbasan Arena” në orën 20:00. Ajo ka përcaktuar moldavin Ion Orlik që të drejtojë këtë ndeshje.
Bëhet fjalë për një gjyqtar i cili ka drejtuar në arenën ndërkombëtare që në vitin 2021, kur më pas mori edhe stemën e FIFA-s dhe nisi të drejtonte në kualifikueset e turneve europiane.
Asistentët e tij janë bashkëkombësit Denis Oala dhe Anatolie Basiul, me Oleg Stoianov si gjyqtar të katërt.
PANORAMASPORT.AL













