Nuk do të harrohet asnjëherë në Superiore, portieri që i çuditi të gjithë firmos në kategorinë e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 19:37

Nuk do të harrohet asnjëherë në Superiore, portieri që i çuditi të gjithë firmos në kategorinë e tretë

Zheremi Vashu nuk do të harrohet asnjëherë në Abissnet Superiore, ndërsa luante me Bylisin. Ishte data 24 dhjetor e vitit të kaluar, kur Vora po fitonte 2 me 0 ndaj Bylisit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Screenshot 2026-07-01 191150

Vashu vendosi të braktiste ndeshjen në minutën e 43-të. Për këtë edhe u ndëshkua me karton të verdhë, teksa rezultati përfundimtar shënoi 4 me 1 në favor të Vorës.

Portieri 31-vjeçar i lindur në Francë ndërkohë do të luajë me RAEC Mons gjatë këtij sezoni. Klub ky që merr pjesë në kategorinë e tretë të futbollit belg.


View this post on Instagram

A post shared by RAEC Mons (@raec_mons)

PANORAMASPORT.AL