Refuzoi Milanin, trajneri i befason të gjithë duke zgjedhur klubin që ndërron vazhdimisht emrat në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 18:20

Refuzoi Milanin, trajneri i befason të gjithë duke zgjedhur klubin që ndërron vazhdimisht emrat në pankinë

Një lajm i papritur ka ardhur nga Anglia, ku është mësuar se Oliver Glasner ka zgjedhur klubin e ri për të vazhduar karrierën e tij pasi i dha lamtumirën Kristal Palas.

glasner

Trajneri ishte një nga dëshirat e Milanit para se të emëronte Ruben Amorim dhe ishte në bisedime me kuqezinjtë, por në fund refuzoi ofertën e tyre duke mos e cilësuar të përshtatshëm projektin. Emri i tij qarkulloi në disa klube të tjera por lajmi i sotëm në mediat britanike për të ardhmen e tij ka qenë shumë i papritur.

Sot është bërë e ditur se ai do të marrë drejtimin e Notingem Forest, i cili ka në fakt një trajner me kontratë deri në verën e ardhshme, Vitor Pereiran. Me sa duket drejtuesit e klubit që ka ndërruar vazhdimisht trajnerë në vitet e fundit, kanë vendosur të largojnë portugezin dhe t’i besojnë Glasner, i cili ktheu Kristal Palas në nivelet më të larta me fitore në Kupën FA dhe së fundmi edhe Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL