I pafat në Superiore, ish-lideri i Kombëtares bën hapin e madh si trajner në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 17:30

I pafat në Superiore, ish-lideri i Kombëtares bën hapin e madh si trajner në Itali

Karriera e Ledian Memushajt si trajner do të vazhdojë në futbollin italian, ku ish-mesfushori vlonjat i Kombëtaresh shqiptare, tashmë do të provojë se sa vlen në Serinë C. Tashmë 39-vjeçar, Memushaj ka marrë drejtimin e Team Altamura në Serinë C italiane.

Di Biaxho Memushaj Fakic tribune logo

Pasi la karrierën si futbollist, Memushaj e nisi si trajner me moshat e Peskarës dhe pastaj provoi një eksperiencë në Superiore, ku për disa muaj ishte pjesë e stafit të Luixhi Di Biaxhos në stolin e Dinamos. Por ajo eksperiencë u mbyll pa sukses dhe Memushaj u kthye përsëri në Itali.

Ai e rinisi nga moshat e Peskarës, por në sezonin e kaluar, provoi më në fund rolin e trajnerit të parë në ekipin e të rriturve, duke marrë drejtimin e Leon në Serinë D, ku çoi ekipin deri në fazën play-off për ngjitjen. Rrugët e tij me atë klub u ndanë por nuk ka vonuar që të gjejë një ekip të ri pasi Team Altamura që i ka ofruar një kontratë njëvjeçare.

“Klubi Altamura SS njofton zyrtarisht se Ledian Memushaj është trajneri i ri i skuadrës së parë për kampionatin e ardhshëm të Serisë C 2026-2027.

Ish-mesfushori me eksperiencë të madhe mes Serisë A, Serisë B dhe Kombëtares shqiptare, Memushaj, i ditëlindjes 1986, mbërrin tek Altamura pas një rrugëtimi rritje që e ka parë të shquhet në eksperiencën e tij më të fundit te Leon në Serinë D, duke ngjitur ekipin lombard deri në play-off”, shkruhej në njoftimin e klubit italian.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL