Ishte i huazuar dhe u kthye në “xhevahir”, shitja për 57 milionë euro zyrtarizohet nga klubi i Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 15:51

Ishte i huazuar dhe u kthye në “xhevahir”, shitja për 57 milionë euro zyrtarizohet nga klubi i Seria A

Marko Palestra u huazuar për një sezon nga Atalanta te Kaljari. Ky veprim rezultoi i duhuri nga klubi italian.

Screenshot 2026-07-01 155129

Sot Atalanta ka zyrtarizuar shitjen e mbrojtësit të djathtë te Çelsi. Klubi i Premier Ligë ka paguar plot 57 milionë euro për transferimin.

Palestra ndërkohë firmosi kontratë deri në vitin 2033. 21-vjeçari i talentuar është po ashtu pjesë e përfaqësueses së Italisë.

Më parë luante edhe me ekipin U-23 të Atalantës në Seria C. Karriera e tij ndryshoi brenda një sezoni.

PANORAMASPORT.AL