Postuar: Korrik 1, 2026 | 15:39
Përfundon faza përgatitore në Serbi, Elbasani fiton sfidën me rivalët që sot publikuan njoftimin e… çuditshëm
Faza përgatitore për Elbasanin në Serbi është mbyllur sot. Verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç mposhtën Petrovacin me rezultatin 2-1. Ky takim erdhi pas humbjes ndaj Deçiq me rezultatin 3-0. Dy takime miqësore u zhvilluan gjatë qëndrimit në Serbi.

Rivalët ishin disi të çuditshëm. Kjo pasi sot kanë njoftuar se do të luajnë dy takime miqësore.
Malazezët e luajtën të parën me Elbasanin prej orës 13:00. E dyta ndërkohë është programuar në orën 17:00 përballë Mornar Bar.
Elbasani ka pasur plot tetë largime zyrtare të lojtarëve të rëndësishëm në muajin qershor. Ndaj edhe sfida ndaj BATE Borisov në Ligën e Konferencës do i gjejë me ekip të riformatuar.

PANORAMASPORT.AL













