ZYRTARE/ Nga Italia në Shqipëri, klubi i Superiores prezanton ish-lojtarin e kombëtares U19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 12:55

ZYRTARE/ Nga Italia në Shqipëri, klubi i Superiores prezanton ish-lojtarin e kombëtares U19

Vora ka prezantuar afrimin e ri në skuadër dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Kristian Shiba. Pas disa eksperiencave me klube italiane, ai do të luajë në Superiore.

📄✍️🏽 Cristian Shiba i bashkohet klubit tonë. Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Cristian Shiba është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mbrojtësi qendror 25-vjeçar vjen pas një eksperience të konsoliduar në

Madje Shiba ka luajtur në 8 ndeshje edhe me Shqipërinë U19.

Njoftimi i klubit 

📄✍️🏽 Cristian Shiba i bashkohet klubit tonë.

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Cristian Shiba është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Mbrojtësi qendror 25-vjeçar vjen pas një eksperience të konsoliduar në futbollin italian, ku ka ndërtuar karrierën e tij duke grumbulluar mbi 230 paraqitje në kompeticione të ndryshme dhe duke përfaqësuar klube si Südtirol, Taranto, Arzignano dhe së fundmi San Marino Calcio.

Shiba ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, me 8 paraqitje për Shqipërinë U-19, ndërsa profili i tij sjell eksperiencë, stabilitet dhe cilësi në repartin defensiv.

Mirë se erdhe, Cristian! 🤍💙


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL