VIDEO/ “Ligji” i Prestianit, futbollisti i Arsenalit e mbyll Botërorin me… karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 11:08

VIDEO/ “Ligji” i Prestianit, futbollisti i Arsenalit e mbyll Botërorin me… karton të kuq

Mbrojtësi i Arsenalit, Piero Hinkapie e mbylli në mënyrën më të keqe Botërorin, me karton të kuq. fgd

Në minutën e 95-të të ndeshjes kundër Meksikës, futbollisti i Ekuadorit u përjashtua nga gjyqtari slloven Slavko Vinçiç pasi u pa duke folur me sulmuesin e Milanit, Santiago Gimenez, ndërsa mbulonte gojën.

Ky është lojtari i dytë që përjashtohet në këtë Kupë Bote për një incident të ngjashëm, pasi Miguel Almiron i Paraguait ishte i pari që u ndëshkua me të kuq për këtë rregull.

Ky rregull u fut në fuqi në këtë turne pasi bërë bujë të madhe në Champions për shkak të incidentit mes Prestianit, lojtarit të Benfikës dhe Vinicius Zhunior.

PANORAMASPORT.AL