Uejn Runi sugjeron ndryshim në mesfushën angleze, jep këshilla përpara duelit me Kongon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2026 | 10:16

Uejn Runi sugjeron ndryshim në mesfushën angleze, jep këshilla përpara duelit me Kongon

Uejn Runi i ka dhënë Tomas Tuhelit një sugjerim taktik para ndeshjes së Anglisë kundër DR Kongos, duke kërkuar që Kobi Maino të aktivizohet nga minuta e parë në mesfushë. Anglia dhe Kongo përballen këtë javë në “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, në një duel që vendos kualifikimin për në 1/ 8 e finales së Kupës së Botës 2026.runiKongo vjen në këtë sfidë pas fitores 3-1 ndaj Uzbekistanit, duke përfunduar e treta në Grupin K, pas Portugalisë dhe Kolumbisë. Në analizën e tij, Runi ka propozuar një mesfushë me Deklan Rajs si organizator defensiv, ndërsa përkrah tij të luajnë Xhud Bellingam dhe Kobi Maino, duke lënë jashtë Anderson.

“Jam i mendimit se Maino mund të sjellë ekuilibër dhe qetësi në hapësira të ngushta. Do të thoja se ai është lojtari më i mirë për të zgjidhur situata të vështira me topin në këmbë”, deklaroi Runi. Ai shtoi gjithashtu se Bellingam mund të përdoret më thellë në mesfushë në ndeshje kundër ekipeve që mbrohen ulët, ndërsa Morgan Roxhers është më i përshtatshëm për role me shpinë nga porta. Tomas Tuhel deri tani ka pasur një bilanc pozitiv me Anglinë, me 10 fitore dhe 1 barazim në 11 ndeshje, duke mbetur ende i pamposhtur në drejtimin e “Tre Luanëve”.

MADUEKE Pas kualifikimit si e para e grupit, Anglia përgatitet për sfidën e radhës në Kupën e Botës, atë ndaj Kongon në fazën eliminatore. Ai që foli për mediat është sulmuesi Noni Madueke, që bëri një analizë të situatës. “Pres një ndeshje të vështirë. Mendoj se kur arrin në këtë fazë të Botërorit, nuk mund ta marrësh lehtë asnjë kundërshtar. Të gjithë kundërshtarët janë të rrezikshëm – tha sulmuesi anësor -. Të gjithë kanë pikat e tyre të forta dhe cilësitë që përpiqen t’i imponojnë në lojë. Kjo ndeshje nuk do të jetë ndryshe nga të tjerat. Ne do të duhet të jemi gati që nga fillimi”, shtoi Madueke. Ndër të tjera, ai nxorri në pah cilësitë e Kejn dhe Bellingam, vendimtarë për “Tre luanët” deri tani: “Ata kanë qenë më vendimtarët. Dy lojtarë që marrin përgjegjësi për ne. Veçanërisht, Xhud, në ndeshjen e fundit, ishte i paparë! Natyrisht, e dimë edhe se çfarë do të msrrim nga Herri sa i takon shënimit të golave. Jam vërtet i kënaqur që po luajnë futbollin e tyre më të mirë dhe shpresoj që kjo të vazhdojë”, përfundoi Madueke.

PANORAMASPORT.AL