Postuar: Qershor 30, 2026 | 23:57
Eliminimi i dhimbshëm nga Botërori, trajneri i njohur jep dorëheqjen
Ronald Koman nuk do të jetë më trajner i Holandës. Eliminimi në mesnatë nga Maroku, ishte fatal për legjendën holandeze i cili i jep fund aventurës së tij të dytë si trajner i “Tulipanëve”.

Koman, rimori drejtimin e Holandës në vitin 2023, ku arriti të çonte Holandën në gjysmëfinale të “Euro 2024”. Mbetet të shihet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.
“Vendosa mbrëmë se është koha të largohem si trajner i Holandës. Të gjithë kishim ëndrrën të bënim histori në këtë Botëror, por nuk ia dolëm. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë. Si trajner, përgjegjësia bie mbi mua”, u shpreh Koeman.
PANORAMASPORT.AL













