Telashe të mëdha për Brazilin, ylli i mesfushës dëmtohet nga shoku i skuadrës dhe rrezikon ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 21:38

Telashe të mëdha për Brazilin, ylli i mesfushës dëmtohet nga shoku i skuadrës dhe rrezikon ndeshjen e radhës

Federata e Futbollit të Brazilit ka bërë të ditur “bilancin” e pasojave të ndeshjes së fituar në ekstreme ndaj Japonisë nga “seleçao” e cila djersiti shumë për të siguruar kalimin mes 16 ekipeve më të mira të turneut.

vccvxvcvxcxvcxcv

Sipas saj, mesfushori Lukas Paketa, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe është në dyshim për praninë apo jo në ndeshjen e turit tjetër, që tashmë dihet se do të jetë kundër Norvegjisë së Haland.

Paketa ishte zëvendësuar në pushimin e ndeshjes nga Ançeloti, i cili aktivizoi Endrik në vend të tij. Menjëherë pas ndeshjes ai është dërguar të bëjë një rezonancë magnetike e cila ka konfirmuar dëmtimin të cilin mendohet se e pësoi në momentin kur u përplas me Kasemiron.

Duket e vështirë që lojtari të rikuperojë nga një dëmtim i tillë për duelin e të dielës ndaj Norvegjisë ndaj Ançeloti duhet të zgjidhë një problem në mesfushë ku Paketa ishte titullar i padiskutueshëm përkrah Kasemiros dhe Bruno Gimaraesh.

PANORAMASPORT.AL